Violinistja Llora Markova fitoi çmimin e parë në kategorinë e tretë (13-17 vjeç) në Konkursin e 4 Ndërkombëtar për Violinistë të Rinj “Leonid Kogan” në Bruksel-Belgjikë. Par shkak të pandemisë nga Covid-19 edicioni i sivjetshëm u zhvillua online me video-incizime, kurse pjesëmarrësit qenë të ndarë për nga mosha në katër kategori. Përveç çmimit të parë për bullgaren, juria me presidente Karen Aroutiounian -nxënësi violinistit të madh Leonid Kogan - dha dy çmime të dyta dha akoma 8 certifikata të finalistëve në këtë kategori, një prej të cilëve është për një pjesëmarrës tjetër bullgar - Jasen Stamenov.
Llora Markova është nxënëse e Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, në klasën e Bllagorodna Tanevës. Në koleksionin e saj tanimë ka dekorata të shumta prej konkurseve tek ne dhe jashtë shtetit, kurse gjatë vitit 2019 ajo fitoi dhe çmimin special “Ollga Kamburova” në përkrahje të talenteve të rinj, i caktuar nga ekipi i transmetimit për muzikë klasike “Alegro vivaçe” të Radios Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”