Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Futurologia docent doktore Mariana Todorova para Radio Bullgarisë

Pandemitë dhe singulariteti teknologjik – e ardhmja filloi nga viti 2020

E përcollëm vitin 2020 me lehtësim por edhe me një shprese për një fill të hollë drite në tunel. Pandemia e Covid-19 nuk është vetëm një paralajmërim por edhe shans për njerëzimin të përgatitet për fatkeqësi edhe më serioze, alarmojnë shkencëtarët. Madje disa tashmë shihen në horizont.

Gjatë vitit të fundit njerëzimi realizoi një hap të madh në zhvillimin e tij. Vallë, a është për të mirën? Krahas bllokimit të imponuar miliona u transferuan në botën virtuale, ndërsa intelekti artificial u kthye në faktor kryesor  në jetën tonë të përditshme. Interneti, aplikacione të reja në smartfonet tona, 3D shtypja e organeve, fëmijë të projektuar prej dizajnjeri, automobila të urta ...ne tashmë jetojmë në të ardhmen.

Mediat sociale me algoritmet e tyre na futën në kurthin e të ashtuquajturve dhoma të jehonës (echo chambers) në synimin e tyre për të na ofruar përmbajtjen e kërkuar prej nesh. “Megjithëse po notojmë në një det të dhënash, rrjeti na ofron informacion të seleksionuar  i cili përforcon pikëpamjet tona. Në praktikë kjo na privon nga pluralizmi dhe kontribuon për përhapjen e lajmeve të falsifikuara dhe të teorive të konspiracionit” – thotë docentja doktore Mariana Todorova nga Akademia Bullgare e Shkencave, e cila është futurologia e vetme në vendin tonë.

Foto: Ivan Rusllanov

Vështirë parashikohet e ardhmja. Ngjarje të tilla si rënie e meteoritit, takim me qenie jashtëtokësore, tërmete e të tjera janë të paparashikueshme. Në vend të kësaj, ata janë në gjendje ta kthejnë fatin e njerëzimit 180 gradë. Futurologët i quajnë “mjellma të zeza”.

Sidoqoftë  pandemia Covid-19 nuk është “mjellmë e zezë”.

Shkaku? Shkencëtarët paralajmërojnë për një rrezik të tillë që prej vitesh. Në të ardhmen të afërt sipas tyre mund të presim një infeksion edhe më shkatërrues.

“Renditja e gjendjeve të bllokimit me heqjen e tij deri në kontrollimin e virusit çon në ndryshime afatgjata në psikikë. Ne jemi të privuar nga përjetimet njerëzore, izolimi, depërtimi në teknologjitë. Ndjenjën e rremese jemi kudo dhe se vazhdojmë të jetojmë plotësisht, por pa e ndjerë atë me trupat tanë – duke udhëtuar, duke komunikuar ballë për ballë me njerëzit, e gjithë kjo çon deri në një stres traumatik” – thekson docente doktore Todorova.

Intelekti artificial është gati të ndikojë mbi natyrën tonë njerëzore.

  vitin 2020 kompania e Elon Musk nisi përpjekje për të bashkuar trurin e njeriut me sistemin e reve nëpërmjet nano-grimcave elektromagnetik. Vallë, a po afron momenti në të cilin do të bashkohemi me makinat dhe ato do të fillojnë .... të na kontrollojnë?

“Projektet mbi të cilat punohet kanë për qëllim të arrijnë një super intelekt të përbashkët artificial – shpjegon docentja Todorova. – Pra, një intelekt i cili mund të zhvillojë mendimin domethënë do të ketë vetëdije për veten si njësi më vete dhe do të jetë qenie që do të na konkurrojë. Kjo është e ashtuquajtura pika e singuljaritetit /singularity/. Shkencëtarët thonë se kjo do të ndodh te vitet 2040-2050.”


Në të ardhmen e afërte dilema kryesore para njerëzimit do të jetë me natyrë thjeshtë etike dhe filozofike.

“Për shkak se ne përpiqemi të krijojmë një objekt si ne, i cili nuk ka evoluar, nuk është biologjik. Tani është koha për të vendosur të zhvillojmë intelektin artificial si një kompleks shërbimesh në mjekësi, në arsim, në ushtrimin e profesioneve, në shkencat kozmike. Dhe a nuk është më mirë të kufizojmë punën për krijimin e një intelekti të përbashkët të ngjashëm me tonën? Sepse përndryshe nuk do të ishim në gjendje të kontrollonim situatën” – tha në përfundim docente doktorë Marijana Todorova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD