Mbi 350 kamionë bullgarë akoma presin në radhët në Dover që të largohen nga Britania e Madhe. Akoma rreth 130 kamionë janë në parking, njoftoi para programit “Horizont” të BNR-së Jordan Abaxhiev, drejtor ekzekutiv i Bashkimit të Transportuesve Ndërkombëtar. Situata është jashtëzakonisht e rëndë.
Është siguruar fluturim për shoferët, të cilët duan të kthehen në Bullgari pa kamionë. Para kësaj ata duhet të bëjnë test PCR.
Ambasada në Londër paralajmëroi se në internet ka njoftime të falsifikuara për organizimin e fluturimeve chartet deri në Bullgari dhe kërkohet që dëshiruesit të paguajnë taksa.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..