“Na trajtojnë si pronarë të mbartësve të infeksioneve, të cilët ne duam t’i vendosim në shkollë, që të përhapin sëmundje”, deklaroi para BNR-së Hristina Domozetova, një prej iniciatorëve të letrës së hapur, të cilën disa prindër dhe ekspertë ia dërguan pushtetarëve.
Ata mendojnë se “ka mungesë dialogu dhe dëshire për zhdërvjelltësi në vendimet e institucioneve”. Sipas të gjithëve të cilët e kanë nënshkruar letrën duhet të kalohet drejt formave hibride të mësimdhënies, të analizohet se ku mund të mësohet në distancë – në cilat klasa dhe vende.
Duhet gjithashtu të shqyrtohet se pse nuk është e mundur që mësuesit, të cilët tashmë e kanë kaluar sëmundjen, të frekuentojnë shkollën, ku të japin mësime, nënvizoi Hristina Domozetova. Ajo theksoi idenë për dërgimin në shkollë të mësuesve – vullnetarë, sipas shembullit të mjekëve.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..