Objekti më i vizituar në Bullgari, kështjella Carevec në Veliko Tërnovo, përsëri do të presë turistë ditën e parë të vitit 2021. Vizituesi i parë do të pritet zyrtarisht mu në orën 12.00. Turisti do të marrë si dhuratë libra dhe një ciceron, i cili t’ia tregojë kompleksin historik arkitekturor.
Carevec është muzeu i vetëm në vend i hapur për vizita pas shtrëngimit të masave anti-epidemike gjatë nëntorit.
Që nga 2 janari muzeu “Rilindje dhe Kuvend Themelues”, qendra multimediale “Carevgrad Tërnov”, kisha “40 martirët e shenjtë” dhe kisha “Krishtlindja” në fshatin Arbanasi do të hapen për vizitues individualë, transmetoi BTA.Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..