Boksieri profesional bullgar në kategorinë gjysmë të rëndë Tervell Pulev bëri të ditur se kthehet në ring, duke marrë pjesë në një ndeshje kundër boksierit nga Namibia Vikapita Meroro. Dyluftimi prej 10 raundesh do të mbahet më 29 janar në Tanzani.
Namibiani 35 vjeçar ka 29 fitore dhe 9 humbje në 38 ndeshje si profesionist, ndërsa boksieri bullgar 38 vjeçar Tervell, i cili është vëlla i Kubrat Pulevit, ka 15 fitore në 15 ndeshje në ringun profesional.
Ndeshja e tij e fundit ishte gjatë dhjetorit 2019 në Plovdiv, kur fitoi Titullin Interkontinental në kategorinë gjysmë të rëndë të Asociacionit Botëror të Boksit (WBA).Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...