Ministrja e Turizmit Marijana Nikollova inspektoi Aeroportin e Burgasit dhe u takua me Frank Quante, kryedrejtor ekzekutiv i koncesionerit “Fraport Twin Star Airport Management”.
Priten 6400 fluturime gjatë stinës 2021 në qytetin Burgas(Bullgari Juglindore). Stina verore do të fillojë më 1 qershor.
Më shumë janë fluturimet e deklaruara nga Rusia. Pritjet janë që të zhvillohet edhe tregu polak nëpërmjet hapjes së një përfaqësie turistike bullgare në Varshavë. Ka interes të rritur edhe nga Çekia, transmetoi BTA.
Aktualisht po vëzhgohet rritje e interesit për stinën dimërore – “rezervimet arritën 40%”, vuri në dukje gjithashtu Ministrja Nikollova.
Ajo u njoh me masat e sigurisë në aeroport dhe komentoi se shpreson që me vaksinimet të rritet edhe numri i udhëtimeve.Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..