Bullgaria renditet në vend të dytë në BE për nga shitja e veturave të reja në vitin 2020. Tkurrja është 37%, sipas Asociacionit të Prodhuesve të Makinave në Evropë. Ulja është më e madhe vetëm në Kroaci - me 42.8%, por popullsia kroate është 4 mln. veta gjersa në Bullgari jetojnë 6,9 milionë.
Në BE ulja është 24 për qind, ose 3 milion makina, njoftoi BTA. Të gjitha tregjet raportuan rënie dyshifrore. Arsyeja kryesore për tkurrjen e tregut është futja e masave kufizuese në të gjithë Evropën për të kufizuar valën e dytë të Covid-19.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..