Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për një vit sektori IT është rritur 10 për qind

Ekaterima Zaharieva
Foto: mfa.bg

Qeveria miratoi rregulla për seleksionimin e ofertave për krijimin e qendrave digjitale inovative evropiane. Ato do t’i sigurojnë biznesit dhe administratës vendase vendime inovative digjitale dhe mundësi për testimin e teknologjive të reja.

Bullgaria u shndërrua në një nga qendrat regjionale për teknologji të larta. Sektori IT megjithë pandeminë shënoi rritje prej 10% gjatë vitit 2020, tha Zëvendëskryeministrja Ekaterina Zaharieva në një konferencë online me temë “Intelekti artificial dhe ekonomia digjitale, të cilat formojnë të ardhmen digjitale të Bullgarisë”.

Konferenca, e cila do të vazhdojë edhe më 28 janar, ka qëllim të përkrahë përpunimin e politikave specifike kombëtare për transformimin digjital dhe intelektin artificial, transmetoi BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georg Georgiev: Mbështetja e përbashkët për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojnë

“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..

botuar më 25-11-26 4.52.MD

Çmimet e gazit natyror do të bien me mbi 4% në dhjetor

Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..

botuar më 25-11-26 3.54.MD

Sipas shumicës në pushtet, deficiti real në Buxhetin 2026 do të jetë 2.7%

Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-26 1.41.MD