Mani i vjetër, i cili tanimë 450 vjet gëzon dashurinë e banuesve të qytetit Veliki Presllav (Bullgari Verilindore), do të konkurrojë në Konkursin Ndërkombëtar “Pema Evropiane e Vitit 2021”. Pema me dinjitet ruan kujtimin për ngjarje të shumta historike dhe personalitete - mes tyre vojvoda Stefan Karaxha dhe Apostulli i lirisë Vasill Levski. Gjatë vitit 1900, patriarku i letërsisë bullgare Ivan Vazov takohet me banuesit vendas në kafenenë, ku mani zgjat degët e veta.
Zgjedhja për një pemë evropiane do të vazhdojë deri në fund të muajit shkurt dhe në të mund të marrin pjesë online njerëz nga e gjithë bota. Fituesi do të shpallet më 17 mars, njoftuan nga Fondacioni “EkoKomunitet”. “Le të dëshmojmë, se Bullgaria jonë e vogël por e papërsëritshme si dhe qyteti ynë i dashur kanë cilësinë të mahnitin çdo një”, bëjnë thirrje ndaj bullgarëve nga bashkia Veliki Presllav.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasillevaUrë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..