Kompozitori dhe themelues i grupit “Diana Ekspes” Mitko Shterev ringjalli një nga meloditë e tij më të njohura “Krizantema” në lidhje me ditëlindjen e tij më 28 janar. Versioni i ri i këngës u paraqit ditë të numëruara pas jubileut 75 vjeçar të kompozitorit të filmave nga shekulli i 20, i përcaktuar si i tillë nga Lidhja e Veprimtarëve të Filmave të Bullgarisë gjatë vitit 1996.
Kënga është kompozuar gjatë vitit 1976 për yllin e muzikës bullgare Lili Ivanova. Autor i vjershave është Ilja Vellçev. “Vetëm për disa muaj kënga “Krizantema” u bë një nga këngët më të njohura. E bënë njerëzit, të cilët shkonin nëpër koncertet e këngëtares. Kjo këngë në vazhdim të 20 vjetëve ishte një nga këngët më të njohura dhe në Rusi” - kujtohet Mitko Shterevi. Ai shpreson që të mund të jetë në gjendje të bëjë së shpejti dhe videon e versionit aktual të këngës “Krizantema”, kurse pas kësaj të fillojë punë mbi aranzhimet e reja dhe të këngëve të tjera të cilat kanë lënë gjurmë në estradën bullgare si “ Shoku im i vjetër” dhe “Shpirtrat e dënuar”.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..