Qasjet moderne në diagnostikimin dhe terapinë e kardiologjisë invazive diskutohen në edicionin e sivjetshëm të kursit bullgar në ndërhyrje komplekse koronare, i cili mbahet në internet në 20 dhe 21 shkurt 2021, njoftoi Shoqëria Bullgare e Kardiologjisë Ndërhyrëse.
Ndër ligjëruesit janë ekspertë kryesorë nga Belgjika, Franca, Greqia, Polonia, Hungaria, Rumania, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Për herë të parë në një forum bullgar do të demonstrohet një ndërhyrje robotike në kardiologjinë invazive. Do të punojë Dr. Jean Fajade nga Klinika “Pasteur” në Toulouse, një nga themeluesit e kardiologjisë moderne invazive në Evropë.
Sipas statistikës ka mbi 6,000 operacione kardiake në vit në Bullgari.
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..