Gati 30 000 vaksina janë bërë gjatë tre ditëve të fundit në vend, u bë e qartë në një takim me Kryeministrin Bojko Borisov me Shtabin Operativ Kombëtar. Shtabi raportoi interes jashtëzakonisht të madh në mesin e qytetarëve pasi shteti siguroi korridore të gjelbra për të gjithë qytetarët gjatë fundjavës. Ju kujtojmë se të premten Kryeministri Bojko Borisov këmbënguli që të paktën 10 000 njerëz të vaksinohen çdo ditë. Sipas Borisovit, 15 000 njerëz mund të imunizohen çdo ditë në ditët në vijim, tha reporterja Cvetelina Stojanova.
Që nga sot 25 ekipe lëvizëse kanë filluar të vaksinojnë të gjithë që dëshirojnë në vendbanimet e vogla dhe të largëta.
318 qendra vaksinimi janë hapur në Inspektoratet Rajonale të Shëndetit, institucionet mjekësore dhe poliklinikat e vendit. Në Sofje ka një qendër imunizimi kundër koronavirusit në Spitalin Universitar "Shën Ivan Rillski ”, e cila punon pa ndërprerje 24 orë.
Kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar, Vencisllav Mutafçiiski, raportoi një rritje prej 11.3% të numrit të njerëzve të shtruar në institucionet mjekësore për një javë.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..