Angell Rusev fitoi medaljen e dytë të artë dhe një medalje të tretë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Meshkuj dhe Femra në Moskë. Ai fitoi titullin në kategorinë më të lehtë 55 kg në dyluftim me 258 kg. Krahas kësaj shënoi një rekord evropian për të rinj në shtytje me 147 kg.
Trajnerë të peshëngritësit 19 vjeç janë Krëstina dhe Radosllav Atanasovi.
Ditën e parë të kampionatit medalje të artë dhe të argjend fituan peshëngritëset Nadezhda Mej-Nguen dhe Ivana Petrova në kategorie deri në 45 kg.
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..