Testet e shpejta të 16 prodhuesve do të njihen në Bullgari, tha para bTV kryeinspektori shëndësor shtetëror Doc. Angell Kunçev. “Lista u përgatit nga BE sepse hasëm teste të pasakta”, shtoi Kunçev.
Testet do të jenë një nga kushtet për udhëtim dhe hyrje të turistëve në vend. Mundësitë e tjera do të jenë PCR test negativ ose një certifikatë vaksinimi. “Me këto kërkesa dhe me punonjësit e vaksinuar në sektorin e turizmit, të cilët do të imunizohen ndoshta deri në fund të majit, do të jemi një destinacion i sigurt”, shpjegoi docenti.
Deri më tani, nuk ka gjasa që lloji i ri indian i koronavirusit të ketë arritur në vend. “E kemi të qartë se vështirë se ndonjë kufizim i udhëtimit do të ndalojë llojin e ri”, shtoi Kunçev.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..