“Lidhur me thëniet e palës bullgare se dyshon shtetas rusë në organizimin e shpërthimeve në fabrikat e armëve ose vendet ku produktet e tregtarit të armëve Gebrev janë ruajtur që nga viti 2010, afati prej 10 vjetësh tregon se ose pala bullgare nuk ka diur asgjë dhe papritmas ka vendosur të tejkalojë çekët, të cilët u morën me ngjarjet e vitit 2014, ose gjatë gjithë kohës ajo e ka ditur se çfarë ka ndodhur, por nuk e ka njoftuar për ndonjë arsye”, tha Ministri i Jashtëm Rus Sergej Llavrov në një konferencë shtypi në Moskë.
Më herët sot, Prokuroria Bullgare njoftoi se ka shumë të ngjarë që katër shpërthime në depot ushtarake në Bullgari në 10 vitet e fundit të jenë kryer nga oficerë të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së Rusisë. Prokuroria njoftoi se në periudhat rreth shpërthimeve, si dhe në ditët rreth orvatjes për helmim të pronarit të EMKO-s - tregtarit të armëve Emilian Gebrev, gjashtë shtetas rusë kanë qenë në Bullgari. Të katër shpërthimet kanë përfshirë armë për eksport në Gjeorgji dhe Ukrainë.
Kompania e Gebrevit EMKO akuzoi prokurorinë se po përpiqet të mashtrojë shoqërinë bullgare dhe ndërkombëtare me fakte të rreme në lidhje me hetimin e shpërthimeve të vjetra të depove të municionit në Bullgari. “Deklarata se municioni ka qenë për eksport kudo, duke përfshirë për Gjeorgjinë është një gënjeshtër. Ajo mund të përcaktohet lehtësisht me dokumentet në dispozicion”, njoftojnë nga EMKO, duke shtuar se vetëm disa prej shpërthimeve kanë përfshir[ municione të EMKO-s. Kompania ka pyetur se çfarë ka bërë prokuroria bullgare gjatë gjithë këtyre viteve, pse nuk po kërkon fajtorët për “këto akte terroriste” dhe nëse po fsheh ndonjë gjë. Informacioni është i Sillvija Velikivës
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..