Shtëpia-Muze i hekurudhës me binarë të ngushtë në stacionin e mbyllur prej kohësh Cepina tashmë është i hapur për vizitorë. Në ndërtesën e ish stacionit hekurudhor turistët mund të njihen me historinë dhe të tashmen e linjës së vetme hekurudhore me binarë të ngushtë në vendin tonë e cila akoma funksionon.
“Turistë nga e gjithë bota vijnë këtu çdo vit për të udhëtuar me trenin”, thotë Kristian Vaklinov, kryetar i Shoqatës Civile për Hekurudhën e Binarëve të Ngushtë, e cila mirëmban muzeun.
Shtëpia-Muze disponon një koleksion të pasur me qindra fotografi, dokumente dhe sende. Kati i parë ka një dhomë të madhe dhe të vogël pritjeje dhe një zyrë. Ekziston edhe një arkë origjinale e biletave që shfrytëzoheshin në të kaluarën.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..