Për kujdesin e shtetit për fëmijët vitin e kaluar Rrjeti Kombëtar për Fëmijët shkroi një mesatare 3 sipas sistemit të vlerësimit me gjashtë nota. 10 vjet me radhë organizata joqeveritare përgatit një “Fletore” me vlerësime dhe sipas saj nuk ka ndonjë lëvizje të veçantë në politikën ndaj fëmijëve dhe madje anasjelltas - ka një regres në disa fusha. “U zbulua se në sferat ku kishte shumë probleme - kujdesin shëndetësor, dhunën ndaj të miturve, varfërinë, viti i pandemisë përkeqësoi në mënyrë kritike jetën e fëmijëve në vendin tonë”, komentoi për BNR Pllamena Nikollova nga Rrjeti Kombëtar për Fëmijët. Sipas saj, mbështetja e mësuesve dhe kujdesi për shëndetin mendor të fëmijëve janë tema që u injoruan nga shteti.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..