Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Gjergjit jashtë trapezës dhe paradës

Ditë e bukur e Pashkës, edhe më e bukur e Shën Gjergjit!

Foto: BGNES

6 maji në Bullgari është një festë e madhe – është dita e Shën Gjergjit!

Dita e Shën Dëshmorit të Madh Gjergji Fitimprurës është festë e trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare.

Kjo është dita në të cilën vihet fillimi i gjysmës verore të punës fushore, e cila përfundon ditën e Shën Dhimitrit më 26 tetor. Në besimet popullore bullgare Shën Gjergji konsiderohet mbrojtës i lagështisë pranverore dhe pjellorisë, ai zhbllokon burimet duke mundur dragoin, rrethon dhe mbikëqyr fushat dhe të mbjellat. Shën Gjergji konsiderohet mbrojtës i bujqve dhe më në veçanti i barinjve dhe kopeve. Ja përse 6 maji është festa e tyre.

Shën Gjergji Trofeprurësi është një nga martirët e parë më të respektuara të Krishterimit. Ai jetoi në fund të shekullit të tretë dhe në fillim të shekullit të katërt. Gjatë sundimit të Perandorit Dioklecian ai udhëhiqte ushtarët e Perandorisë Romake dhe përmes virtyteve të tij si udhëheqës arriti titullin e tribunit vetëm në moshën 20 vjeç. Ai u vra në vitin 303 për besimin e tij të krishterë.

Në shikim të parë, Shën Gjergji kishte gjithçka për të cilën synojmë në botën tonë sot - pozitë, postë të lartë, njohje, pasuri. E megjithatë Ai i braktisi ata në emër të së vërtetës, se Krishti i Ringjallur është bartësi i rrugës, drejtësisë dhe dashurisë në të cilët mund të mbështetemi përgjithmonë.

“Vetëflijimi është çelësi magjik, i cili na hap derën – thotë dr. Zllatina Karavëllçeva nga Qendra për Iniciativat Arsimore “Dveri”. – Nuk është sekret se sot kemi qëllim të arrijmë sa më shumë me një çmim sa më të ulët. Por në qoftë se nuk besojmë në kauzën tonë dhe në sakrificën tonë ne nuk mund të arrijmë asgjë dhe këtë e ripohon jeta e çdo një shenjtori.”

Ikona të Shën Gjergjit si kalorës që godet një dragua të lig me një shtizë të gjatë, mund të shihetn në çdo kishë ortodokse në Bullgari. Ka shtatë manastire të mëdha që mbajnë emrin e tij - 6 janë në Bullgari dhe 1 në Aton, ndërsa kishat janë dhjetëra. Njëra prej tyre kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi” ngrihet në lagjen Kollusha të qytetit Kjustendill, në rrëzë të Malit Osogovo. Ajo u shpall monument kulturor dhe arkitektonik me rëndësi kombëtare.


Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nikolla Stançev

95-vjetori i lindjes së kampionit të parë olimpik bullgar

Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..

botuar më 25-09-11 5.25.PD
Monumenti i Zahari Stojanovit në Kopshtin e Qytetit në Plovdiv

Përfaqësues të komuniteteve bullgare nga Ballkani dhe Evropa Lindore do të takohen në Plovdiv me rastin e Ditës së Bashkimit

Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA. Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit..

botuar më 25-09-04 5.50.PD

Arsyet për zjarrvënien e Shtëpisë së Partisë edhe sot e kësaj dite mbeten të mbuluara me mister

Mbushen 35 vjet nga një moment emblematik i historisë postkomuniste të Bullgarisë, i cili shënoi dekadat në vijim të tranzicionit të saj drejt demokracisë – zjarrvënia e Shtëpisë së Partisë. Arsyet për atë që ndodhi edhe sot mbeten të mbuluara me..

botuar më 25-08-26 5.10.PD