Ministri i përkohshëm i Financave Asen Vasilev dhe ish Ministri i Financave Kirill Ananiev u kundërshtuan njëri tjetrin gjatë transferimit të postit në ministri. Vasilev tha se buxheti duhej të ishte azhurnuar, njoftoi BGNES.
"Nuk ka asnjë mënyrë për të bërë një azhurnim i cili nuk do të pasqyrojë politikat dhe programet e qeverisë së re, nuk është e ndershme dhe korrekte. Të gjithë jetonim me idenë që subjektet e reja në politikë do të formonin qeveri të vet dhe program të vet, " iu përgjigj Ananiev.
Kirill Ananiev hodhi poshtë kritikat e Presidentit Rumen Radev se qeveria e vjetër e ka "kulluar thesarin" dhe theksoi se në fund të prillit buxheti ka qenë në suficit prej 67 milion euro, 4.4 miliard euro në rezerva fiskale dhe 1.6 miliard euro në fondin e pensionit.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..