Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadat e Amerikës dhe të Rusisë përshëndetën bullgarët me rastin e 24 majit

Foto: BGNES

Me një video të publikuar në faqen e Ambasadës Amerikane në Facebook diplomatët uruan bullgarët për Ditën e Shkrimit Bullgar. "Ne u bëjmë nderime dy vëllezërve të cilët na kanë dhënë një mjet të mrekullueshëm për të na ndihmuar të ndajmë ide," tha Zëvendës Ambasadori Justin Friedman, ndërsa Ambasadorja Herro Mustafa shtoi: "Sot ne festojmë me miqtë tanë në të gjithë Bullgarinë dhe në të gjithë botën. Gëzuar Ditën e Kirilit dhe Metodit! ”

Ambasadorja ruse Eleonora Mitrofanova gjithashtu përshëndeti bullgarët përmes një videoje të xhiruar para Bibliotekës Kombëtare dhe të postuar në faqen e ambasadës në Facebook. "Nuk ka dyshim se roli i Bullgarisë në formimin dhe përhapjen e shkrimit, gjuhës dhe kulturës sllave është i paçmuar dhe i padiskutueshëm," tha ajo, duke cituar studiuesin rus Dmitrij Lihaçov: "Bullgaria u ka dhënë Sllavëve Lindorë shtresën e sipërme të gjuhës, "polin e spiritualitetit", gjë që e ka pasuruar gjuhën tonë, duke i dhënë asaj forcë morale dhe aftësinë për të ngritur mendimet, konceptet dhe idetë. "


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD

Një bullgare drejton një ekip të NASA-s për të zbuluar planetë jashtë sistemit diellor

Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..

botuar më 25-11-25 6.10.MD