Ministrat e Kulturës të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u takuan në Sofje. Profesorët Velisllav Minekov dhe Irena Stefoska theksuan se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një përparësi për të dy vendet, kështu që ata do të mbështesin njëri-tjetrin në dialogun e tyre me UNESCO.
Të dy vendet do të hartojnë dhe do të nënshkruajnë një Program për Bashkëpunim në Fushën e Kulturës për një periudhë të re 3-vjeçare. U diskutua mundësia për mësim të studentëve maqedonas në Akademinë Kombëtare të Arteve në Sofje dhe për shkëmbimin e avancuar të stafit dhe ndërveprimin midis institucioneve kulturore në të dy vendet. Si hap i parë, do të realizohet një vizitë shkëmbimi e filarmonive kombëtare e cila është e planifikuar për në vjeshtë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..