Që nga sot kryeqyteti ynë detar Varna është mikpritës i Kampionatit të 37-të Evropian të Gjimnastikës Ritmike. Në Kampionatin, i cili do të zgjasë deri më 13 qershor, Bullgaria do të përfaqësohet nga Borjana Kalejn dhe Katrin Taseva në garën individuale, si dhe nga një ansambël për gra dhe një ansambël vajzash.
Më shumë se 300 gjimnaste nga 37 vende do të garojnë për çmime. Kampionati Evropian do të jetë një kualifikim për Kampionatin Botëror në vitin 2022, i cili gjithashtu do të mbahet në Bullgari.22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..
Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond..