Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev paraqiti para Korpusit Diplomatik prioritetet e politikës së jashtme të Bullgarisë. Ai theksoi dy prioritetet kryesore në punën e tij - organizimin e zgjedhjeve jashtë vendit dhe zbatimin e prioriteteve kryesore të politikës së jashtme të Bullgarisë, domethënë anëtarësimin në eurozonë dhe zonën Shengen, si dhe pranimin e vendit tonë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Një prioritet kryesor i politikës së jashtme është integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..