Ansambli bullgar i gjimnastikës ritmike fitoi medaljen e artë në ushtrimin me topa në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në qytetin Varnë (09-13 qershor), ndërsa në rrethe dhe shkopinj mbeti i dytë pas Izraelit.
Kështu gjimnastet tona u shpërblyen për prezantimin e tyre jo shumë të suksesshme në shumëgarësh, ku ato mbetën të pestët. Në garën individuale Borjana Kalejn dhe Katrin Taseva nuk arritën të klasifikohen për medalje në finalet e veglave individuale. Më 12 qershor Kalejn mori medaljen e argjendtë në shumëgarësh. Taseva e cila do të ndahet me sportin aktiv pas Olimpiadës në Tokio, u klasifikua e shtata.
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..