Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev i dërgoi një letër ngushëllimi Presidentit të Republikës Çeke Millosh Zeman në lidhje me fatkeqësinë shkatërruese natyrore që mori jetën e shumë njerëzve. Në emër të popullit bullgar dhe në emër të tij, kreu i shtetit shprehu solidaritetin e popullit bullgar në këtë kohë të vështirë për vendin, duke shprehu shpresë në rimëkëmbjen e shpejtë të të dëmtuarve.
Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev gjithashtu shprehu solidaritetin e Bullgarisë me pikëllimin e të afërmve të viktimave në një telegram ngushëllimesh homologut të tij çek Jakub Kullhanek, duke uruar rimëkëmbje të shpejtë të të dëmtuarve.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..