Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar miratoi emrin “Varna” për asteroidin 510466, njoftoi Doc. Vesellka Radeva nga Observatori Astronomik Detar dhe Planetarium i Shkollës Detare në Varna. Ai rrotullohet rreth Diellit për 2 vjet e 9 muaj në një orbitë pothuajse rrethore. Ndodhet në brezin kryesor asteroid midis Marsit dhe Jupiterit.
Asteroidi Varna u zbulua në imazhet astronomike të bëra më 24 nëntor 2011 me teleskopin Pan-STARRS 1, i cili ndodhet në Observatorin Haleakala të Havait, nga Doc. Radeva dhe Ani Fukita nga Shkolla Gjuhësore “Fr. J . Kjuri” - Varna. Zbulimi është pjesë e punës kërkimore të ekipeve të nxënësve të drejtuar nga Doc. Radeva në kuadrin e Programit Ndërkombëtar për Ndjekjen dhe Kërkimin e Asteroideve. Informacioni është nga BNR Varna.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..