Në takimin e dytë të negociatave për formimin e qeverisë së re, të shpallur nga "Ka një popull të tillë" (ITN) - me "Bullgarinë Demokratike", ishin të pranishëm nënkryetarët e grupit parlamentar Cecka Baçkova dhe Vlladislav Panev, i cili është gjithashtu bashkëkryetar i formacionit.
Kryetari i grupit, Hristo Ivanov, nuk ishte i pranishëm. Pas bisedimeve, Vlladislav Panev tha se grupi parlamentar i "Bullgarisë Demokratike" do të diskutojë kabinetin e propozuar në mbledhjen e tij sot.
"Është herët të themi nëse do ta mbështesim kabinetin e propozuar," tha ai. Panev shtoi se partia ITN ka paraqitur pa detaje përparësitë në programin e saj të qeverisjes - reformën gjyqësore, arsimin dhe politikën sociale.
Pas negociatave me ITN, kryetarja e grupit parlamentar të "BSP për Bullgarinë" Kornelija Ninova gjithashtu deklaroi se nesër në Këshillin Kombëtar BSP do të vendosë nëse do të mbështesë kabinetin e propozuar nga ITN. Ajo tha se hapi tjetër në negociatat me ITN është gjetja e një forme të mbështetjes politike midis politikave të dy partive.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..