Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Bansko po bëhet një qendër evropiane për nomadët digjitalë

Analizatorë prognozojnë se deri në vitin 2035 nomadët digjitalë nëpër botë do të numërojnë 1 miliardë veta

Foto: Maria Stojanova

Qyteti Bansko tërheq nomadë digjitalë nga e gjithë bota me një internet me shpejtësi të madhe dhe coworking spaces (hapësira të përbashkëta për punë) të pajisura shumë mirë dhe çmime të ulëta. Qëndrimi mesatar i një udhëtari që punon në një vend të caktuar është rreth një muaji. Por, shumica kaq shumë e pëlqejnë qytezën pushimore Bansko në rrëzët e malit Pirin, saqë mbeten për pak kohë më të gjatë, kurse disa dhe për gjithmonë. I tillë është rasti dhe me Maria Stojanovën , menaxhere “Përmbajtje dhe komunikime” në Travel Massive - një rrjet ndërkombëtar për udhëtarë dhe punonjës në turizëm. Gjatë vjeshtës së kaluar, rreth kufizimeve për shkak të koronavirusit, ajo transferohet për të jetuar dhe punuar në qytetin Bansko dhe bëhet pjesë nga një bashkësi shumëkombëshe prej rreth 150-200 nomadësh digjitalë, kryesisht nga Bashkimi Evropian . Disa prej tyre punojnë për veten e vet  dhe kanë biznes të vet, të tjerë punojnë për kompani të ndryshme në distancë në coworking spaces në qytet.

“Një nga prioritetet është se jemi në Bashkimin Evropian, por në fakt jemi jashtë zonës së Shengenit dhe  shumë udhëtarë jashtë Evropës e kanë të përshtatshme të vijnë këtu për më gjatë. Po kështu , taksat në Bullgari janë më të ulëta, nëse flasim për 10% tatim mbi të ardhurat. Për njerëzit, të cilët kanë një biznes personal, është shumë e përshtatshme të punojnë në distancë dhe ata vendosin të regjistrojnë kompanitë e veta këtu. Kështu që qyteti Bansko zë një vend të mirë në hartën botërore të nomadëve digjitalë”- thotë Maria.

Maria Stojanova

Në qytetin e vogël për pushime jeton një komunitet shumëkombësh i njerëzve që kanë "thyer zinxhirin" dhe të cilët e kanë ngritur lirinë në kult. Sepse vendimtare në zgjedhjen e tyre të vendosen në Bansko janë jo vetëm infrastruktura e shkëlqyer dhe qiratë e lira, por dhe ekzistenca e bashkëmendimtarëve, me të cilët të kalojnë bashkë  kohën e tyre të lirë. Kurse mali Pirin ofron kushte të shkëlqyera për sport dhe një pushim aktiv. Gjatë dimrit, Maria dhe shokët e saj gërshetojnë punën e vet në distancë nga qyteti Bansko me ngasje të skive dhe të snoubordit. Kurse gjatë periudhës së verës organizojnë kalime në mal.

“Vendi kryesor, ku ne takohemi, është coworking zyra. Përveç kësaj çdo një nomad digjital  mund të vendosë nëse të jetë anëtar, kundrejt një takse mujore në “klubin” tonë, i cili tani gjatë periudhës së verës numëron rreth 150 veta. Çdo ditë kemi ngjarje të ndryshme bashkë. Për shembull gjatë ditës së hënë kemi lojëra tavoline, çdo të enjte shkojmë nëpër burimet e ngrohta minerale në fshatrat e afërta, kurse e premtja është dita për barbecue (barbecue day). Kështu që çdo ditë tek ne është shumëngjyrëshe dhe e larmishme - takon njerëz, krijon miqësira” -thotë Maria Stojanova.

Në sajë të fluksit në rritje prej nomadëve digjitalë me një mënyrë të re të menduarit, qyteti ndryshon. Kështu për shembull përpara 3-4 vjetëve këtu nuk ofrohej ushqim vegjetarian dhe vegan. Tanimë ka lloje të ndryshme restorantesh, të cilat zhvillohen në këtë drejtim, pohon Maria dhe bën konkluzionin: “Është më se gjë e mirë të shikoj se pamja e qytetit Bansko ndryshon, që është një lajm shumë i mirë për Bullgarinë! Bansko tanimë është një destinacion gjatë gjithë vitit me ngjarje të shumta dhe gjatë periudhës së verës.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Maria Stojanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD