Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka të ardhme për shkabën e zezë edhe në Bullgari

20 zogj u vunë re në malin Vraçanski Ballkan

4
Foto: greenbalkans.org

Para më se 70 vitesh në shumë rajone të Bullgarisë shkaba e zezë (Aegypius monachus) ishte pjesë e larmisë biologjike. Me depërtimin e bujqësisë intensive dhe shfrytëzimin e kimikateve helmuese, këta shpendë të mëdhenj gradualisht tërhiqen nga habitatet e tyre shumëvjeçare. Pavarësisht zvogëlimit të tyre kërcënues, nuk janë të rralla rastet kur bëhen viktima të gjuetarëve të paligjshëm. Për shkak të kërcënimit të zhdukjes së tyre që nga viti 1962 ato u përfshin në Planin Ballkanik për Mbrojtjen e Shkabave, i cili parashikon një sërë masash për riprodhimin e tyre, duke përfshirë edhe në kushte artificiale dhe rifutje. Organizohen edhe monitorime dhe ndjekje telemetrike. Periodikisht organizohen edhe fushata shoqërore në mbrojtjen të shkabave dhe kundër shfrytëzimit të helmeve dhe gjuetisë së paligjshme. Vihen tabela me informacion, shqyrtohen mundësitë për rifutjen e tyre në habitate të përshtatshme.

“Për shkak të aktiviteteve të ndryshme njerëzore në shumë rajone të Bullgarisë shkaba u zhduk – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) – Vidin Georgi Stojanov, koordinator i punës në terren “Vraçanski Ballkan” në kuadrin e projektit “E ardhme e ndritur për shkabën e zezë” dhe kryetar i “Shoqatës për Mbrojtjen e Zogjve Grabitqarë”. – Ata janë zogj jashtëzakonisht të rrallë, veçanërisht për Gadishullin Ballkanik. Deri këtë vit shkaba e zezë folezonte vetëm në një rajon të izoluar në Greqinë Veriore,  ndërsa nga ky vit edhe në Bullgari. Kemi një çift që folezon në rajonin lindor të malit Stara Pllanina në afërsi të qytetit Kotell në kuadrin e projektit “E ardhmja e ndritur për shkabën e zezë”.

Në rezervatin grek “Dadia” (Dadia, i njohur edhe si Parku Kombëtar Forest Dadia-Lefkimi-Soufli) që shtrihet në Rodopet Lindore, bëjnë fole gjithashtu Shkaba /Shkaba e Bardhë/ (Gyps fulvus) dhe Shkaba Egjiptiane /Kali I Qyqes/(Neophron percnopterus),si dheShqiponja Perandorake (Aquila heliaca) dhe Shqiponja e Vogël e Rosave (Aquila pomarina). Pikërisht nga këtu erdhi edhe çifti i shkabave që vëzhgohet në tokat tona. Krahas kësaj në mes të korrikut dy shpendë të tjerë u liruan nga qendra për përshtatje. Bashkë me ta në shesh ushqehen edhe dy Shkaba “të egra” të Zeza (Aegypius monachus) të cilët erdhën vetë. Njeri është një zog i egër pa shenje, ndërsa tjetri është ai i kapur në fillim të këtij viti në  Parkun Natyror “Sinitë Kamëni” dhe është i pajisur me një transmetues. Përveç tyre në rajon u zbuluan edhe dy shkaba të egra të zeza nga ata që u lëshuan në rajonin lindor të malit Strara Pllanina. Me ta dhe me zogjtë e tjerë të mbijetuar dhe të lëshuar vitin e kaluar shkabat e zinj bëhen gjithsej 20 për zonën malore Vraçanski Ballkan. Sipas ekspertëve ky është një numër rekord për mbarë Ballkanin, posaçërisht për këtë specie të rrallë jashtë kolonisë së shumimit në Rodopet Lindore të Greqisë. Mbrojtësit e natyrës ia atribuojnë suksesin punës dhjetëvjeçare për rikthimin e shkabës së bardhë, gjë e cila është me rëndësi për tërheqjen e vëllezërve të tyre të zinj në rajon:

“Ata janë zogj të rinj që ende nuk kanë arritur pjekurinë e plotë seksuale - shpjegon Georgi Stojanov. - Ata janë në kërkim të zonave të bërjes së foleve, partnerëve, transformimit të çifteve dhe ky është një proces normal. Programet në të cilat po punojmë mbështeten nga fonde të ndryshme të BE  për rimëkëmbjen e specieve të zhdukura ose të rrezikuara. Shkabat janë sanitarët e natyrës, veçanërisht në Gadishullin Ballkanik, shkaba e zezë deri më tani bënte fole vetëm në Greqi.”

Përpilues: Darina Grigorova (sipas intervistës së BNR-Vidin)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: greenbalkans.org




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD

Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë

Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..

botuar më 25-11-03 10.09.PD