Nëse vendosen kufizime në industrinë e turizmit për shkak të epidemisë së koronavirusit, ato duhet të lidhen me masat ekonomike që nga dita e parë, theksohet në një pozitë të Ministrisë së Turizmit. Me afrimin e valës së katërt Covid, rimëkëmbja afatgjatë e biznesit, e cila filloi gjatë sezonit të verës, po përballet me sfida serioze, thekson ministria. Prandaj këmbëngulet që fokusi të jetë në veprimet parandaluese përmes kontrollit të shtuar dhe vetëkontrollit nga institucionet dhe bizneset për të parandaluar përhapjen e virusit. Në pozitë theksohet se rimëkëmbja e “ekosistemit turistik” mund të ndodhë vetëm nëse sektori mbetet aktiv në përputhje me masat anti-epidemike.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..