Shanset për formimin e një qeverie janë të mëdha nëse "Ka një popull të tillë" (ITN) merr pjesë në negociata, tha deputeti nga "Bullgaria Demokratike" (DB) Ivajllo Mirçev për BNR. Për këtë qëllim, nevojitet një marrëveshje koalicioni në mënyrë që GERB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbeten larg pushtetit dhe të përcaktohen përparësitë dhe afatet.
"Dhe, natyrisht, duhet të ketë një ftesë për ministrat e suksesshëm nga qeveria e përkohshme," shtoi ai, duke shprehur shpresën se partia ITN do të kapërcejë rezervat e saj në këtë drejtim. Sidoqoftë, kreu i partisë Sllavi Trifonov njoftoi ditë më parë se deputetët e tij mbeten në opozitë.
Ivajllo Mirçev është i bindur se nëse mandati i tretë shkon në Partinë Sociliste Bullgare (BSP), DB nuk do të mbështesë qeverinë e krahut të majtë.“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..