Ljubo Kirov është ndër këngëtarët më të njohur të estradës bullgare. Ai ka dhënë qindra koncerte, ka disa turne kombëtarë, çmime për grupin më të mirë, artist solo dhe muzikë. Ai ka shkruar mbi 200 tekste për këngë të interpretuara nga këngëtarë të njohur bullgarë, si Maria Ilieva, Grafa, Orlin Pavllov dhe shumë të tjerë. Është autori i muzikës, tekstit dhe orkestrimit të një prej këngëve të tij më të fundit – "Më puth". Me të, në pranverën e vitit 2021, Ljubo shënoi fillimin e albumit të tij të ri të ardhshëm.
"Më puth" është një këngë për shansin e dytë në dashuri, për aftësinë për të falur dhe për t'u kthyer. "Na ka mbetur ende një qiell". Më puth, nesër mund të mos jem këtu! ”, këndon Ljubo Kirov.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR