Kryeprokurori Ivan Geshev papritmas erdhi në parlament për të paralajmëruar deputetët nga komisioni ligjvënës se prokuroria shtetërore nuk pranon të marrë përgjegjësinë për pasojat e mbylljes së gjykatës dhe prokurorisë së specializuar dhe zhvendosjes së Byrosë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas tij, miratimi i projektligjeve do të çojë në efikasitet të ulët të prokurorisë dhe një lulëzim të krimit, të krahasueshëm me atë të viteve '90 të shekullit të kaluar. Përveç kësaj, dëshmitarët në proceset kryesore do të mbeten të pambrojtur dhe proceset kundër krimit të organizuar do të duhet të fillojnë nga e para.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..