Paga minimale të bëhet 388 euro nga 1 janari 2022. Për këtë këmbëngul sindikata më e madhe në Bullgari Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Rritja në krahasim me 332 eurot aktuale është 17%. Kjo është mënyra e vetme për t'iu përgjigjur rritjes së inflacionit dhe rritjes së re të çmimeve të energjisë elektrike. Sipas KNSB, rritja e pagës minimale do të rrisë pagën mesatare me 12%, tha për bTV Violeta Ivanova, zëvendës drejtoresha e Institutit për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë KNSB. Në fund të vitit 2021, sindikata pret që çmimet bazë të rriten me 5%, që është shumë mbi përqindjen e parashikuar - 3.5%.
Sipas vlerësimeve të sindikatës, deri në vitin 2024, kur Bullgaria pritet të bashkohet me eurozonën, paga minimale e vendit duhet të arrijë 500 euro.Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..