Të ndalohet financimi për mediat përmes programeve operative të BE-së dhe ato të aplikojnë drejtpërdrejt në Komisionin Evropian. Kjo u sugjerua nga eurodeputeti Radan Kënev në prezantimin e raportit “Dora e padukshme e censurës në Ballkan” në Bruksel.
“Programet operative janë nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe është më se e qartë se në këtë mënyrë blihet ndikimi politik në media”, tha Kënev për BNR. “Kontratat që autoritetet qendrore dhe vendore lidhin me mediat për reklamimin e fondeve të BE-së përmbajnë një klauzolë për pasqyrim pozitiv, d.m.th. ajo për të cilën Sebastian Kurz dha dorëheqjen disa ditë më parë në Austri është një praktikë e përhapur në Bullgari”, theksoi eurodeputeti.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..