Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare fton publikun e saj më 5 nëntor në sallën “Bullgaria”. Koncerti është me moton "Në Botën e Re". Ndër veprat e zgjedhura nga kryedirigjenti Mark Kadin janë "Demi në çati" – një vepër e Darius Milhaud, dy vepra të George Gershwin - “Uvertura Kubane” dhe “Rapsodia në Blu” etj. Solisti në "Rapsodi në Blu" është Mirosllav Petkov. Ai është profesor trumbete në Konservatorin e Amsterdamit dhe trumbetar i parë i Orkestrës Mbretërore /Royal Concertgebouw Orchestra/. Mirosllav Petkov është bullgari i dytë në orkestrën prestigjioze pas Vesko Eshkenazit - koncertmaster që prej dekadash.
Koncerti më 5 nëntor është shfaqja e parë e trumbetarit të ri si solist i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, që është një përvojë shumë e veçantë dhe e rëndësishme, tha ai në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..