Fillimi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE varet vetëm nga Shkupi. Këtë e tha presidenti bullgar dhe kandidat për mandat të dytë, Rumen Radev. Çelësi për fillimin e negociatave është respektimi i të drejtave të bullgarëve maqedonas, çrrënjosja e gjuhës së urrejtjes dhe ndalimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, raporton BGNES. Fillimi i negociatave nuk do të varet nga qeveria e re e ardhshme dhe parlamenti i ri në Sofje, por kryesisht nga veprimet e vetë Maqedonisë. Vetëm me një dialog të hapur ndërmjet Sofjes dhe Shkupit do të krijojmë marrëdhënie të sinqerta miqësore që presin njerëzit në të dy anët e kufirit, theksoi Radev.
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..