Me 21.21 për qind të protokolleve nga votimet 2 në 1 të përpunuara deri në orën 5 të mëngjesit të sotëm, Rumen Radev kryeson garën presidenciale me 48.55 për qind të votave, i ndjekur nga Anastas Gerxhikov me 20.2 për qind.
Këto rezultate përfshijnë të dhënat e 65 për qind të protokolleve të përpunuara jashtë vendit, ku kandidati i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) deri më tani mori 39.33 për qind të votave, ndërsa në Turqi 96.63 për qind votuan për të. Për Rumen Radev votuan 36.26 për qind të bashkatdhetarëve jashtë kufirit. Akoma nuk ka rezultate të ardhura nga Komisionet Rajonale të Zgjedhjeve.
Sipas të dhënave të ndërmjetme nga votimi për deputetë, në parlamentin e ardhshëm do të hyjnë 7 formacione.
Në totalin e të dhënave nga vendi dhe jashtë vendit, kryeson “Po e vazhdojmë ndryshimin” me 25.85 për qind, e ndjekur nga GERB - SDS me 20.38 për qind dhe DPS me 15.66 për qind. Partia e Sllavi Trifonov “Ka një popull të tillë” është me 10.54 për qind, BSP për Bullgarinë është e pesta – 9.07 për qind. E gjashta dhe e shtata në të dhënat e ndërmjetme janë “Bullgaria Demokratike” dhe “Ringjallja” (“Vëzrazhdane”) me përkatësisht 5.94 dhe 5.42 për qind të votave.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..