Më 18 nëntor, në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), është koncerti i radhës i Big Bendit të Radios, kësaj here me dirigjent Mihaill Josifov – një trumbetar brilant, kompozitor, lider dhe pjesëmarrës në formacione të ndryshme xhaz, pedagog në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlaldigerov”. Programi përbëhet nga kompozime të tij të aranzhuara posaçërisht për orkestrën, me të cilën para vitesh Mihaill Josifov nisi rrugën e tij profesionale. Soliste është Veleka Cankova – një nga zbulimet e skenës bullgare xhaz gjatë viteve të fundit. Do të tingëllojnë këngë të kompozuara për këngëtaren e re si dhe një pjesë prej projekteve të reja të Mihaill Josifov. Në disa prej këngëve Veleka Cankova është bashkautore e muzikës dhe autore e tekstit – si hiti veror “Hapat në rërë” etj. “Udhëtim rreth botës” gjithashtu është sipas tekstit të Veleka. Në të tregohet se sa e bukur është bota e dashurisë, në të cilën ka sy të gëzuar, duar të buta, zemra të ngrohta që zbulohen në natë dhe këndojnë këngën... Pastaj një rrugë e gjatë i çon në një aventurë – një udhëtim rreth botës...
Biletat për koncertin e Big Bеndit të Radios Kombëtare Bullgare mund t’i gjeni në Qendrën e Reklamimit dhe Informimit të Radios Kombëtare Bullgare (Bulevardi “Dragan Cankov” № 4), në rrjetin Eventim dhe online KËTU.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”