Çmimi i biletës për teleferikun në një nga pushimoret më të njohura bullgare - Bansko, do të rritet me 10-15 për qind, tha për Radio Bllagoevgrad drejtori i zonës së skive Ivan Obrejkov. Shtrenjtimi imponohet për shkak të çmimeve më të larta të energjisë elektrike dhe karburanteve. Nuk kërkohet një certifikatë e gjelbër për hyrjen në gondolë, por mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura në zonën e skive dhe ruajtja e distancës prej 1.5 m mbeten të detyrueshme.
Sezoni dimëror në Bansko do të hapet më 18 dhjetor. “Pritjet janë që objektet e borës artificiale të funksionojnë më herët, por tani për tani moti është ende i ngrohtë”, shtoi Obrejkov.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..