“Në mesin e vitit 2019, u shfaqën nja dhjetë këngësh, të cilat vendosa t’i lë në “formë të papërpunuar” dhe t’i mbledh në një album” - tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Angell Djullgerov, duke prezantuar këngën “Muzë” në fillim të vitit 2021. Kjo këngë është gjithashtu singlli i parë nga albumi i tij debutues me të njëjtin emër (“Muzë”). Angell është autor i muzikës, teksteve dhe aranzhimeve të të gjitha këngëve, interpreton vokalin kryesor, luan kitarë, tastierë, bas, etj. Muzikantët e tjerë janë Naço Gospodinov - bateri dhe Maria Kostadinova - vokale. Emri i përbashkët i projektit është “Shqisat” dhe disa nga këngët morën pjesë me sukses në renditjen kombëtare "Top 20" të Radios Kombëtare Bullgare. Midis tyre, natyrisht, ishte “Muza”.
“Ditë pas dite kalon, pyes veten pse jam këtu. Unë shikoj përreth dhe kërkoj një pjesë tënde… Secili kërkon bukurinë për shqisat e tij...” këndon Angell Djullgerov. Dhe refreni që përsëritet është “Kam nevojë për një muzë... kam nevojë për një muzë...”
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”