Ansambli Gli Accordatiu shfaqet spontanisht në vitin 2014, si një realizim i një ëndrre të mbajtur prej kohësh, si një formacion i këndimit, si një shprehje e miqësisë. Këtë e tregon dhe emri ynë – “i akorduar”. Me njëri-tjetrin, ndaj njëri-tjetrit, me publikun, me muzikën”- kështu dirigjenti Dragomir Josifov e prezanton ansamblin vokal Gli Accordati, i cili do të japë një koncert Krishtlinjesh të quajtur “Abati dhe histrioni”. Data është 14 dhjetor, salla është Studioja e Parë e BNR-së.
Më 19 dhjetor incizimi nga koncerti do të transmetohet në 16 radio stacione publike në 11 vende në tre kontinente - Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi, si pjesë e programit të Bashkimit Evropian të Radios dhe Televizionit (EBU) për të shënuar Ditën e Krishtlindjeve në Euroradio.

Koncerti i Ansamblit “Abati dhe histrioni” do të prezantojë vendin tonë sivjet. Në të do të tingëllojnë vepra nga epoka të ndryshme të bashkuara nën moton – Sot lindi Krishti! Do t’ju kujtojmë se Histrioni i quajtën aktorët endacakë në Evropë në Mesjetën e Hershme, të cilët ndërthurnin fjalën, muzikën, akrobacinë.
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”