Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mundohej Nëna e Zotit nga Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit e gjer tek Krishtlindjet”

Foto: arkiv

Në Ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit nuk punohet dhe nuk është mirë të largoheni nga shtëpia. Sigurisht, shumica prej nesh nuk mund ta respektojnë këtë, por sa u përket ndalesave të tjera, ato janë plotësisht të realizueshme - nuk jepen hua, asgjë nuk merret nga shtëpia dhe kur shkojmë në shtëpi ose kudo, duhet të mbajmë diçka në duar. Edhe më e rëndësishme është që të kemi mendime dhe dëshira të mira në shpirtin tonë.

Sipas përfytyrimeve popullore bullgare, Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit shënon fillimin e Vitit të Ri, prandaj emërtohet Viti i Ri, Dita e Re.

Më 20 dhjetor, kisha përkujton martirin Ignat Hyjmbajtësi, fëmijën të cilin Zoti e mori në krahë, ua tregoi apostujve dhe u tha: "Nëse nuk ktheheni dhe nuk bëheni fëmijë, nuk do të hyni në mbretërinë qiellore.”

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit është një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin popullor, këtë ditë kryhen rituale të ndryshme për tërheqjen e fuqive të mira. Besimi më i përhapur është lidhur me të ashtuquajturin “Pollaznik” - ky është njeriu i parë që hyn në shtëpi. Ai duhet të jetë i pasur, të ketë një familje të mirë, të jetë i shëndetshëm dhe me fat.

Dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë në Ditën e Shën Ignat Hjymbajtësit. Ky është një motiv i zakonshëm në këngët popullore. Në këtë ditë për herë të parë mblidhen grupet e kolendarëve, ata e zgjedhin drejtuesin e tyre, fillon trajnimi i të rinjve, të cilët për herë të parë do të marrin pjesë në xhiron rituale të fshatit. Ata kujtojnë këngët dhe urimet që bëhen gjatë natës me të gdhirë Krishtlindjet.

“Mundohej Nëna e Zotit nga Dita e Shën Ignat Hjymbajtësit e deri në Krishtlindje” është kënga që zgjodhëm për ju. Ajo tregon se si Nëna e Zotit lindi Zotin e Ri në prag të Krishtlindjeve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opera botërore pret një rekord të ri nga bullgarja Sonja Jonçeva

Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..

botuar më 25-11-27 8.20.MD

Veselin Marinov me katër koncerte radhazi para publikut në Sofje

Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..

botuar më 25-11-25 8.10.PD
Kuadër nga filmi “Djali po largohet”

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Kënga “Njerëz dhe rrugë” nga filmi i paharrueshëm “Djali po largohet”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”

botuar më 25-11-21 6.55.PD