"Ndërtimi i interkonekorit Greqi-Bullgari është një qëllim i përbashkët. Ndërtimi i tij po hyn në fazën përfundimtare," tha Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili po ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari. Pas takimit me Kryeministrin Kirill Petkov, ai theksoi se projekti është i një rëndësie strategjike si për Bullgarinë, ashtu edhe për Greqinë dhe tashmë ka marrëveshje për përfundimin e tij më të shpejtë.
"Besoj se bisedimet tuaja me qeverinë e re bullgare do t'i japin një shtysë të fortë zhvillimit të marrëdhënieve tona dhe zbatimit të projekteve të rëndësishme dypalëshe, të rëndësishme për të gjithë rajonin", tha Presidenti Rumen Radev, i cili gjithashtu u takua me Kryeministrin grek. Mitsotakis tha se gëzohet se është kryeministri i parë evropian që viziton Bullgarinë pas zgjedhjeve.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..