Në të gjitha kishat e vendit u shërbyen mesha të shenjta solemne kushtuar Lindjes së Krishtit. Në katedralen “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje Patriku Neofit bekoi bullgarët dhe i uroi për festën e madhe të krishterë.
Ai u bëri thirrje besimtarëve që të mos tundohen nga joshjet e botës dhe të mos lejojnë që besimi i tyre të shkatërrohet. “Vuajtjet, dhimbja dhe pikëllimi, që janë ende sot rreth nesh, të mos na bëjnë të dyshojmë në të vërtetën e fjalëve të Zotit, por në çdo sprovë të shohim një mundësi për të imituar Krishtin në shfaqjen e asaj dashurie për të afërmit që Ai vetë na tregon”, shtoi patriarku.
“Në sprovën e pandemisë, ne jemi dëshmitarë të kaq shumë pikëllimit dhe dhimbjes nga jeta të panumërta njerëzore të humbura para kohe. Të jemi të urtë dhe të mirë, të lutemi për mjekët dhe për të gjithë ata që luftojnë për shëndetin dhe ruajtjen e jetës njerëzore. Zoti i forcoftë!”, tha Patriarku Neofit.
Në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar besimtarëve Patriku bëri apel të “tregojmë dashurinë tonë të krishterë me veprat tona dhe jo vetëm në ditët e bekuara, por çdo ditë të jetës sonë!” “Mendimet dhe veprat tona duhet t’u drejtohen vazhdimisht të gjithëve përreth nesh, të cilët janë në nevojë ose në vështirësi, të braktisur ose të mënjanuar nga shoqëria, që vuajnë nga një ose një tjetër vuajtje fizike ose shpirtërore! Vetëm atëherë do të jemi në gjendje ta mirëpresim vërtetë dhe me dinjitet në zemrat tona Foshnjën Jezus dhe të festojmë me gëzim të plotë”, tha në mesazhin e vet Patriku Neofit.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..