Kryeministri Kirill Petkov me familjen e tij asistoi në shërbesën festive në kishën-monument “Shën Aleksandër Nevski ”për Lindjen e Krishtit. Petkov ua uroi Krishtlindjet të gjithë qytetarëve bullgarë!
Pas liturgjisë Kryeministri Petkov dhe Patriku Bullgar Neofit kishin një takim të shkurtër, në të cilin biseduan për vlerat e të krishterë dhe për rëndësinë e punës së përbashkët të pushtetit ekzekutiv dhe kishës për mirëqenien e popullit bullgar.
“Të jemi të shëndetshëm dhe të lumtur, paqe dhe dashuri në shtëpitë tona! Dhe Krishtlindjet le t’i mbushin ditët tona me shpresë!”, shkroi në Facebook Bojko Borisov, kreu i partisë më të madhe opozitare GERB.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..