Grigor Dimitrov u kualifikua në gjysmëfinale të turneut të tenisit ATP 250 në Melburn pasi mposhti holandezin Botic van de Zandschulp në një ndeshje maratonë dhe gati tre orë lojë. Ndeshja u mbyll me rezultatin e trI seteve të Rod Laver Arina 6-7 (5), 6-0, 7-5. Në ndeshjen e tij të parë në garë, e cila është një përgatitje për Australian Open, Dimitrov u ndesh me një set mbetje mbrapa për të mposhtur argjentinasin Facundo Bagnis.
Për një vend në finale më 8 janar, bullgari do të përballet me kualifikuesin nga SHBA Maxime Cressy, i cili mposhti spanjollin Jaume Munar me 7-6 (3), 6-4. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Dimitrovit me Cressy i cili është 112-të në botë.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..