Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” dënoi protestën e mbështetësve të partisë “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”) në kryeqytet me kërkesën për heqjen e certifikatës së gjelbër. “Organizimi i njerëzve për të udhëtuar, inkurajimi i tyre që të mos përdorin pajisje mbrojtëse personale dhe vaksina në ditën me më shumë të infektuar që nga fillimi i krizës së Covid-it, nuk është gjë tjetër veçse huliganizëm i pamatur”, tha deputeti Nikollaj Angov në një deklaratë nga tribuna e Parlamentit .
Nuk është koha për lajme të rreme dhe provokime dhe për të propaganduar mohimin e shkencës. Është koha për të shpëtuar më shumë jetë njerëzore, apeloi Angov. Lehtësimi i masave anti-epidemike do të diskutohet pasi të kalojë vala e tanishme, tha partia në pushtet.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..