Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” dënoi protestën e mbështetësve të partisë “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”) në kryeqytet me kërkesën për heqjen e certifikatës së gjelbër. “Organizimi i njerëzve për të udhëtuar, inkurajimi i tyre që të mos përdorin pajisje mbrojtëse personale dhe vaksina në ditën me më shumë të infektuar që nga fillimi i krizës së Covid-it, nuk është gjë tjetër veçse huliganizëm i pamatur”, tha deputeti Nikollaj Angov në një deklaratë nga tribuna e Parlamentit .
Nuk është koha për lajme të rreme dhe provokime dhe për të propaganduar mohimin e shkencës. Është koha për të shpëtuar më shumë jetë njerëzore, apeloi Angov. Lehtësimi i masave anti-epidemike do të diskutohet pasi të kalojë vala e tanishme, tha partia në pushtet.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..